Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, të cilin e ka informuar në lidhje me situatën aktuale në sistemin financiar dhe bankar, si rezultat i situatës së krijuar për shkak të Covid-19 dhe menaxhimin e kësaj situate nga ana e BQK-së.
Në takim u diskutua në veçanti rëndësia e planit të rimëkëmbjes ekonomike me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar për shkak të pandemisë.
Guvernatori Mehmeti siguroi ministrin në detyrë Bislimi se BQK do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform mandatit të saj ligjor për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike në vend.
Mehmeti dhe Bislimi shprehën gatishmëri për bashkërendim të aktiviteteve ndërmjet institucioneve dhe u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen./ Tv Malisheva