Një i mitur dyshohet se ka kërcënuar më mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij duke i kërkuar para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje në Vushtrri.

“Në orët e mbrëmjes se datës 26 shtator 2023, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “detyrim“.

Arrestimi i të dyshuarit i moshës së mitur është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara se rreth orës 18:30, në parkun e qytetit në Vushtrri, i dyshuari nën  kërcënimin e mjetit të ftoftë (thikë) ka kërkuar para nga viktima i moshës se mitur”, thuhet në raport.

Po ashtu siç thuhet në raport, në cilësi të provës materiale është konfiskuar mjeti i ftoftë (thika).

Ndërkaq, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit  për 24 orë.

/TV Malisheva

Share.