Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar sot nga KFOR ta marrë më shumë kontrollin në veri të Kosovës. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
Basha përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se pse Rama duhet të japë një deklaratë të tillë, sipas tij ai nuk ka nevojë të tregojë se çka duhet të bëjë Kosova me vend të vet.
’Vetë KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë në veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje. Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?”, ka shkruar Basha në Facebook.
/TV Malisheva