Në zyret e FFK-së sot është bërë tërheqja e shortit të gjyqtarëve që do i drejtojnë ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës të xhiros së tetë.
Fc Malisheva është mysafire e Lirisë, kurse gjyqtarët që do ta drejtojnë këtë ndeshje janë:
Valon Bajgora- gjyqtar kryesor
Besnik Morina- asistenti i parë
Alban Ejupi – asistenti i dytë
Vigan Iberdemaj- gjyqtar i katërt
Burim Jahmurataj-VAR
Kujtojmë që në ndeshjen e fundit Fc Malisheva që e zhvilloi kundër Llapit, pati ankesa në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Alban Shala.
/TV Malisheva