Liga Evropiane e Basketbollit Verior (ENBL) e ka përjashtuar KB Sigal Prishtinën nga garat, për shkak të obligimeve të papërfunduara financiare.

ENBL e ka përjashtuar nga gara KB Sigal Prishtina, me datë 29.09.2023, për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare.

Është vet faqja zyrtare e ENBL e cila ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi.

“ENBL falënderon KB Sigal Prishtina për pjesëmarrjen e saj në sezonin 2022-2023, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papaguara, përfshirë një borxh nga sezoni i kaluar, nuk është e mundur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”.

“Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pjesët kryesore të konkurrencës ndërkombëtare – ENBL do ta sigurojë atë”.

“Skenari ynë prioritar është gjetja e ekipit zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e ENBL.

/TV Malisheva

Share.