Në një intervistë, lideri i partisë Nisma Socialdemokrate ka komentuar zhvillimet në Veriun e vendit. Ai në këtë intervistë ka lavdëruar institucionet e rendit, në veçanti Policinë e Kosovës, por nuk është kursyer në kritika ndaj Qeverisë nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

Në këto kritika ai ka qenë shumë i ashpër me ata që po e përdorin këtë operacion policor, që ai e ka cilësuar si shumë profesional, e që nga eksponentë të Qeverisë po përdoret për të ‘rrahur gjoks’ nëpër rrjete sociale studio televizive.

Sa i përket vet grupit terroristë, disa anëtarë të së cilit veç u vranë, e të tjerë u larguan në Republikën e Serbisë, ai thotë se del që i njëjti këtu nuk kishte ardhur vetëm për një aksion, por për të luftuar. Thotë se kishin edhe qëllime politike.

/TV Malisheva

 

Share.