Një video e cila më parë nuk ishte publikuar dhe ka të bëjë me sulmin terrorist në Banjskë të veriut, po bën bujë në rrjetet sociale.

Në to shihen pjesëtarët e grupit terrorist serbë që po iknin nëpër një zonë malore, pas intervenimit të Policisë së Kosovës.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist, që në një moment e braktisin mikun e tyre me gjasë të plagosur – duke e lënë të vetëm në pyll.

Është interesant se ata as edhe për një moment nuk tentojnë ta ndihmojnë shokun e tyre – duke dhënë gjithçka nga vetja që ta shpëtojnë veten derisa ai qëndron i shtrirë në pyll.

Kujtojmë që një javë më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka ndodhur një sulm nga një grup terrorist serb, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.

E në anën tjetër, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, tre nga serbët e armatosur janë vrarë. Lidhur me këtë sulm edhe vetë kreu i këtij grupi Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë.

/TV Malisheva

Share.