Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar për situatën në veri në një intervistë për gazetën italiane La Reppublica.

Ajo ka thënë se Serbia me metodat e Putinit, po dëshiron ta ankesojë veriun njëjtë si Putini Krimenë.

“Ai ka pasur gjithmonë pretendime territoriale, tani ai dëshiron të përdorë modelin e Putinit për një aneksim të stilit të Krimesë. Natyrisht nuk do ta lejojmë. Ne punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi, pavarësinë tonë”, ka thënë ajo.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë. Serbia ende udhëhiqet nga mentaliteti i Millosheviçit dhe përpiqet të fshijë gjithçka që Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe populli ynë kanë arritur në dy dekada: paqen, stabilitetin dhe lirinë”, deklaroi Osmani.

“Alarmi i ngritur nga SHBA është shumë, shumë real. Ata duan të hyjnë në Kosovë dhe të marrin pjesë të territorit tonë. Ka shumë dëshmi se situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë e saj me çdo kusht dhe se NATO është me ne”, deklaroi presidentja e vendit.

/TV Malisheva

Share.