Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur në gjykatë të New Yorkut ku po përballet me padi civile dhe po akuzohte për kryerje të mashtrimit nëpërmjet kompanisë “Trump Organization”.
Javën e kaluar gjykatësi Arthur Engoron e gjeti Trumpin përgjegjës për një akuzë për mashtrim dhe ai do të shqyrtojë edhe gjashtë pretendime tjera.
Prokurorët në New York pretendojnë se Trump ka mashtruar bankat, kompanitë e sigurimeve dhe tjerët, duke mbivlerësuar në masë të madhe asetet e tij dhe duke ezgjëruar vlerën e tij neto.
Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut është duke kërkuar një gjobë prej 250 milionë eurove dhe po ashtu po kërkon t’i ndalohet Trumpit të bëjë biznes në këtë shtet.
“Është një mashtrim. Vetëm që ta dini, pasqyrat e mia financiare janë fenomenale”, ka thënë Trump para se të hyjë në gjykatë, raporton BBC.
/TV Malisheva