Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka, dhe profesori i Universitetit “KEIO”, Masahito Kawamori.
Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve në fushën e ICT, marrëveshje kjo e propozuar nga Presidentja dhe e cila pritet të finalizohet së shpejti.
Kjo marrëveshje, përfshinë aktivitete të përbashkëta të hulumtimit, seminare të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, si dhe vizita reciproke të ligjëruesve nga të dy universitetet.
/TV Malisheva