Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Kjo e ka bërë të pamundur që të mbahet mbledhja e këtij Komisioni ngase në sallë ishin vetëm deputetët e opozitës.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Kjo e ka bërë të pamundur që të mbahet mbledhja e këtij Komisioni ngase në sallë ishin vetëm deputetët e opozitës, për çka u vendos që mbledhja të mbahet sërish në ora 15:00.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Rashiti Qalaj, tha se edhe përkundër që pritën më shumë se 15 minuta asnjë nga deputetët e VV-së, nuk është paraqitur në mbledhje. Për këtë ai ka kërkuar që mbledhja të mbahet sërish.
Ai madje ka bërë të ditur se është takuar me deputetin Armend Muja, i cili i tha se do të shkonte në Komisioni për Buxhet.
“Mungojnë deputetët nga VV-ja dhe nuk kemi mundësi që të bëjmë konstitumin për shkak të koriumit, mendoj që kemi pritur mjaftë, nuk mund të pritet mbi 15 minuta apo 20 minuta”.
“E kam takuar deputetin Armend Muja, më tha se jam duke shkuar në Komision për Buxhet e më tha se do të lajmërohem, më pas nuk është lajmëruar fare. Nëse nuk formohet në ora 15:00 do të kemi takim nesër, pas nesër”.
Zëvendëskryesuesja Valentina Bunjaku, tha se deputetët e VV-së nuk kanë ardhur në mbledhje ngase po i frikësohen të vërtetës.
“Komisioni të ftohet sot në ora 15:00, që mos me pas arsyeje më thënë që nuk jemi në Kuvend. Po dihet që me tendencë nuk kanë ardhur se po frikësohen prej të vërtetës”.
Pal Lekaj nga AAK-ja tha se mos prezenca e pozitës është sinjal se në këtë rast po fshihet diçka, dhe se po kanë frikë nga një hetim për rezervat shtetërore.
“Nuk ka përgjegjshmëri të pozitës edhe pse kanë debatuar në seancë edhe e kanë theksuar që nuk frikohen nga e drejta dhe nga ajo që ka ndodhur mirëpo shihet e kundërta, dhe këtu diçka po fshihet po ikin prej asaj që çdo herë e kanë menduar se do ta luftojnë korrupsionin, e i kanë vjedhur edhe rezervat shtetërore. Unë pajtoj që në ora 15:00 të mblidhmi”.
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, tha se deputetët e pozitës nuk dashur që të jenë prezentë në Komision, edhe pse kanë qenë nëpër Kuvend.
“Së paku njëri nga deputetët e pozitës është në Kuvend, z.Muja. Për të do të ishte më e lehtë që të vinte këtu e të vonohej në Komisioni për Buxhet 5 minuta. Nuk ka të bëjmë me kohën po se nuk kanë dashur që të vijnë”.
Drejtues i këtij Komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së.
Lëvizja Vetëvendosje me pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues, do të jenë pjesë e këtij Komisioni.
Kuvendi i Kosovës, pas rreth katër orësh diskutimesh, ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, me 69 vota për, me 21 shator.
Puna e Komisionit do të jetë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
/TV Malisheva