Futbolli po shikon të gjitha mundësitë për t’u rikthyer përsëri sa më shpejt, pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga përhapja e pandemisë.
Klubet dhe federata kanë planifikuar masa të ndryshme për të siguruar shëndetin e stafeve dhe lojtarëve të tyre kurdo që do të rikthehen në stërvitje.
Një ndër këto klube që kanë marrë masa është dhe Levante, madje masat e saj shkojnë dhe më tej, teksa i ka mundësuar lojtarëve maska të veçanta për t’u përdorur vetëm për stërvitje në shtëpi.
Këtë e ka zbuluar sulmuesi i Levantes, Roxher Marti ka shpërndarë një foto në Instagram duke zbuluar maskën që i ka udhëzuar të vendosë në stërvitje skuadra e tij. “Maska ime është këshilluar nga stafi mjekësor i Levantes për të paraprirë një rikthim në stërvitje,” shkruan Marti.
Bëhet fjalë për një maskë e cila kushton 14-17 euro dhe mund të nxjerrë deri në 95% të gazeve, polenit, smogut, pluhurit, kimikateve, etj. Për më tepër, përbërja e saj prej rrjete të mundëson të marrësh frymë më lehtë.
PANORAMASPORT.AL