Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 5 tetorit shkon në Spanjë.
Në qytetin Granada, ajo përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, po në Granada, një ditë pas, pra të premten më 6 tetor, BE-ja mban takim jo-formal të liderëve të bllokut.
Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, mbi policinë kosovare ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj.
Sikur takimi i Komunitetit Politik Evropian ashtu dhe mbledhja jo-formale e krerëve të BE-së, mbahen në Spanjë, kjo pasi që ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mban presidencën e BE-së deri ditën e fundit të këtij viti.
/TV Malisheva