Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sapo ka marrë rezultatet për ditën e sotme, ku 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Ai ka shkruar në Facebook se e sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.

“Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka shkruar ai

Share.