Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë konferencë për media, ku do të nënshkruhet pranim- dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
“Policia e Kosovës (PK), me datën 11 tetor 2023, do të organizojë konferencë për media, në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, projekt i përbashkët ndërmjet INL- DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.
/TV Malisheva