Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar shënimin e përvjetorit të 24 të kësaj partie.

Nëpërmjet një video të shpërndarë të ‘Facebook’, ai ka thënë se Kosova u shpall e pavarur me vizionin e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

“Një parti që mbi supe mbart të kaluarën heroike, ëq pa ndalur punon për të sotmen dhe me besim shikon nga e ardhmja. Ky ishte ideali i atij brezi që pasi arriti çlirimin punoi fort për Kosovën e re. Me besim në vizionin ne qartë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit Kosova u shpall shtet i pavarur, u ngritën institucionet shtetërore, mbi 100 shtete njohën pavarësinë tonë, u ndërtuan rrugë, autostrada, shkolla e spitale të tjera”, deklaroi ndër të tjera ai.

Krasniqi po ashtu nëpërmjet një postimi tjetër njoftoi edhe për takimet që mbajti me këshilltarët politikë, të cilëve iu shpreh falënderues.

“Prandaj, sot, në selinë e PDK-së takova anëtarët e Këshillit Politik, që krahas përvjetorit të partisë të shënojmë edhe një vjetorin e themelimit të këtij Këshilli. U shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe të PDK-së për kontributin e tyre të çmuar kombëtar, institucional e partiak”, tha ndër të tjera ai.

/TV Malisheva

Share.