Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur Vetëvendosjen “dështim historik”.
Ajo shkruan se “për kaq pak vjet qeverisje, u dëshmua se VV-së, as ajo ‘krejt e drejt’, e as propaganda e montuar fake, nuk i ka dhënë mend e vizion për me i zgjidhë probleme e qytetarëve”.
Tutje, Lushaku-Sadriu thotë se VV do të mbahet mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve, për korrupsionin e qindra milionëve, për humbjen e miqve dhe sovranitetin e paushtruar.
“VV dëshmoi se: s’ka idenë e qeverisjes në asnjë politikë; e futi vendin në sanksione ndërkombëtare; i varfëroi qytetarët; i mbrojti dhe mirëmbajti të korruptuarit; vodhi miellin e vajin e rezervave të shtetit; i la fëmijët pa libra, POR e ktheu Serbinë në fjalorin e saj, prapa së cilës fshihet për të mbuluar krejt dështimet.
VV do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve; për korrupsionin e qindra milionëve; për humbjen e miqve dhe sovranitetin e paushtruar!
Kosova do të mbijetojë! Shteti nuk i nënshtrohet një partie, me mendësi totalitare!”, shkruan Lushaku-Sadriu në Facebook.
/TV Malisheva