Me 2 207 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit nga COVID-19, bilanci ditor është regjistruar sot në rritje, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.
“Ndërkohë që numri i të vdekurve në një ditë ishte ulur në rreth 1 300 të dielën dhe të hënën, SHBA-ja regjistroi sot 2 207 të vdekur”, sipas shifrave të universitetit të aktualizuara në vazhdimësi.
Ky bilanc i pandemisë e çon në 58 351 numrin total të të vdekurve duke kaluar tashmë numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në dy dekada gjatë konfliktit me Vietnamin.
Rreth 58 220 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë luftës së Vietnamit (1955-1975), sipas bilancit zyrtar të publikuar në Arkivat kombëtarë.
Vendi ka kaluar gjithashtu pragun simbolik prej një milionë rastesh të diagnostikuara nga sëmundja COVID-19, rreth një e treta e rasteve të regjistruara në botë, sipas universitetit Johns Hopkins./ Tv Malisheva