Në zyrën për Patentë Shofer  në Ferizajt janë djegur disa dokumente të arkivuara. Se çfarë dokumentesh janë këto nuk po njofton askush. Prokuroria ka thënë se janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave duke mos dhënë detaje se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë.

“Rasti në fjalë është në procedurë hetimore dhe është duke u punuar për zbardhjen e plotë të tij, andaj, në këtë fazë nuk mund të japim detaje tjera” kanë thënë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Ndërsa Komuna e Ferizajt është distancuar nga ky incident duke thënë se kjo lidhet me Ministrinë e Infrastrukturës.

“Nga burimet e Policisë së Kosovës në Ferizaj, bëhet e ditur se ky material zyrtar i arkivuar është djegur në Zyrën për Patentë Shoferë, që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, pra zyre që as fizikisht nuk gjendet në Komunën e Ferizajt e as nuk është institucion në vartësi të Komunës së Ferizajt”, thuhet në një reagim që ka bërë komuna në Facebook.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh. Aty ceket se një person ka njoftuar policinë për zjarrin brenda zyrave ky ndodheshin dokumentet.

“Ferizaj 07.10.2023 – më 09.10.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

/TV Malisheva

Share.