Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me reprezentuesin austriak, David Alaba nga Bayern Munichu këtë verë.

Mbrojtësi i gjithanshëm mund të luajë në të majtë, në qendër dhe madje edhe në mesfushë, duke u bërë një emër shumë i kërkuar.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Guillem Balaga, Blutë e shohin Alaban si një alternativ për Alex Telles.

Ata kishin shpresuar të nënshkruanin me brazilianin nga Porto, por ai po duket sikur ka zgjedhur Paris Saint-Germai.

“Ka një lojtar tjetër që nëse është i disponueshëm, nëse nuk kërkohet nga të tjerët, nëse ai nuk shkon diku tjetër, Chelsea do të donte. Ai është Alaba”, ka thënë fillimisht Balague.

“Ai është afruar nga klubet e tjera, po, por Chelsea do të interesohet për Alaba dhe unë mendoj se shkathtësia e tij do të funksionojë vërtet në favor të Frank Lampardit”.

“Do të jetë interesante ta shohësh atë në Ligën Premier”, përfundoi gazetari i njohur spanjoll. /Tv Malisheva

Share.