Kabineti qeveritar pritet që të enjten të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 08:30.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Qeveria do t’i shqyrtojë 23 pika, që janë pjesë e rendit të ditës.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programin Legjislativ për vitin 2023 (ZKM);
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës he Transfereve, he Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Projekti për Forcimin e Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve” (MFPT)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e ndarjes buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo shumicë (MFPT);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin ne parim i kërkesës për huamarrje të “Telekomit të Kosovës Sh. A.” (MFPT);
Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtese për Projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovice-Jarinje” tek vendi i quajtur “Kershi i Kaushës” (MFPT);
Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë se Financave, Punës dhe Transferee për Lirim Zero nga Tatimi Doganor (MFPT);
Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë se Financave, Punës he Transfereve për Normën e Tatimit te Akcizës (MFPT);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Dardana Sh.A. Kamenice” (ME);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Llapi Sh.A. Podujeve” (ME);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Theranda Sh. A.” Suhareke (ME);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovimin e Draft-statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë (MAShTI);
Shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027 dhe Plani të Veprimit (MPB);
Shqyrtimi i Draftit të Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027 dhe Plani të Veprimit (MPB);
Shqyrtimi i Draftit të Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022 (MFPT);
Shqyrtimi i Draftit të Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal (MAPL) ;
Shqyrtimi i Nismës për Marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut lidhur me Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim “KSV/023: Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë”(ZKM);
Shqyrtimi i Nismës për “Amendamentimin Nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015” (ZKM);
Shqyrtimi i Nismës për “Amendamentimin Nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2016” (ZKM) ;
Shqyrtimi i Nismës për “Amendamentimin Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020” (ZKM) ;
Shqyrtimi i Nismës për “Amendamentimin Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2021” (ZKM) ;
Shqyrtimi i Nismës për “Amendamentimin Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022” (ZKM) ;
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës (MD) ;
Të ndryshme.
/TV Malisheva