Asistentja në kërkime dhe studime klinike nga Malisheva, Mirlinda Berisha e cila punon në njërën nga spitalet në Paris, ka dhënë një lajm të mirë për ilaçin kundër virusit Covid-19, virus ky i cili ka prekur gjithë botën.

Ajo në llogarinë e saj në facebook ka shkruar se ilaçi Tocilizumab siç njihet ndryshe me emrin komercial Actemra, përmirëson gjendjen e pacientëve me Covid-19.

Postimi i plotë:

Një studim i realizuar nga spitalet e Parisit ka demonstruar që medikamenti Tocilizumab siç njihet ndryshe me emrin komercial Actemra përmirson gjendjen e pacientëve me Covid19, të cilët kanë komplikime të rënda të mushkërive!

Tocilizumab është një antitrup monoklonal që bllokon receptorin e citokines interleukin-6, dhe që përdoret veçanërisht në trajtimin e artritit reumatoid.

Testimet klinike janë bërë tek 129 pacientë ku 65 prej tyre iu është dhënë kura me Tocilizumab ndërsa 64 të tjerë me një trajtim normal (oksigjen dhe antibiotikë), rezultati me Tocilizumab ishte shpresëdhënes.

Studimet klinike janë ende duke u zgjerur tek një numër më i madh i pacientëve dhe mbetet që të konfirmohet në ditët e ardhshme./ Tv Malisheva

Share.