Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të “Euro 2024”. Në Arenën Kombëtare zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme.
E sonte, kjo përballje nuk do të jetë thjesht një ndeshje, por një spektaklët emocionues. Dëfrim Methasani në një lidhje direkte për RTSH 24 pak minuta më parë, ka zbuluar artisten e cila do të performojë në fushë për t’i dhënë më shumë zemër kuq e zinjve tanë.
Artistja e mirënjohur Shkurte Fejza do të jetë hajmalia e mbrëmjes së sotme. Ajo do të këndojë këngën ikonike “Mora fjalë” duke na çuar zemrat peshë në këtë mbrëmje të madhe.
E në përfundim, shpresojmë që gjithcka të mbyllet me një fitore!
/TV Malisheva