Analisti dhe profesori universitar Arben Fetoshi, ka kritikuar ashpër sjelljen mbrëmshme politike të kryeministrit Rama dhe Kurti gjatë ndeshjes sportive Shqipëri- Çeki, të cilët u shfaqen të ndarë nga njëri tjetri në podiumin e stadiumit ku po zhvillohej ky duel sportiv për kualifikimet e evropianit.

Sipas tij, akte të tilla e janë të shëmtuara dhe që e dëmtuan një mbrëmje emocionale pas një triumfi sportiv. Por për më tepër këto veprime pasqyrojnë edhe të vërtetën tonë tragjike historike me një popull të bashkuar dhe elita të ndara. Ky është postimi i plotë i tij.

“Një mbrëmje emocionale e triumfit sportiv, që shëmtohet irritueshëm nga dështimi politik. Një natë që na shpërfaq të vërtetën tragjike të historisë së shqiptarëve: popull i bashkuar por me elita të ndara.

Sot, kur bota po zien drejt “vazhdimit të politikës me mjete të tjera”(Clauseëitz) dhe kur Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga sulme të tjera prej Serbisë, dy prijësit tanë, Kurti e Rama, të ndarë e të përçarë, edhe në arenën ku populli e “luftëtarët” ishin bashkuar.
Përtej non sensit protokollar e brutalitetit të kësaj fotografie irrituese, paramendojeni përjetimin e saj në Beograd”.

/TV Malisheva

Share.