Katër fëmijë në një institucion parashkollor të Istogut dyshohet se janë helmuar ditën e enjte.

Burimet marrin vesh se fëmijët ishin në klasë ndërsa papritmas kanë humbur vetëdijen, fëmijët e helmuar janë dërguar urgjent në Spitalin e Pejës, ku edhe po vazhdojnë trajtimin.

Burimet bëjnë të ditur se inspektorët sanitarë do të bëjnë sot inspektimin e vendit.

/TV Malisheva

Share.