Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras.

Kanali francez BFMTV ka raportuar se edhe vëllai i sulmuesit është kapur nga policia.

Raportimet thonë se personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u ther me thikë.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës në shkollë.

Policia thotë se situata është nën kontroll.

/TV Malisheva

Share.