Ditë më parë UEFA ishte e prerë në kërkesat e saj duke u bërë të qartë të gjitha federatave antare se mbyllja e kampionateve do të ishte prioritet.
Por tashmë që një pjesë e tyre po nisin të shtyhen për shkak të vendimeve të qeverive përkatëse, institucioni më i lartë i futbollit europian nëpermjet presidentit Aleksander Ceferin u ka bërë një thirrje duke u vendosur dhe një lloj ultimatumi të gjithave federatave të vendosin për rifillimin ose jo të kampionateve deri në datën 25 maj dhe për kalendarin e tyre në rast se do të rinisin,
Situata tashmë ka ndryshuar me presidentin Ceferin që në një intervistë për Reuters ka shpjeguar afatin e ri për të vendosur që u është komunikuar federatave.
“Federatat apo Ligat duhet të jenë në gjendje që t’i komunikojnë UEFA-s brenda 25 majit 2020 planin për të rifilluar kampionatet kombëtare, përfshirë edhe datën e rinisjes dhe formatin e zgjedhur për kompeticionin. Nëse një kampionat kombëtar do të mbyllet në mënyrë të parakohshme për arsye të drejta, UEFA do t’u kërkojë Federatave brenda datës 25 maj 2020 kushtet e veçanta që sollën këtë mbyllje të parakohshme dhe për të përzgjedhur klubet për kompeticionet UEFA për edicionin 2020-2021 duke u bazuar te merita sportive në kompeticionet kombëtare të edicionit 2019-2020”, theksoi ai.
Shumë shpejt do të mësohet se cilat do të jenë ato kampionate që do të rifillojnë dhe cilat do të jenë ato që do të shtyhen përfundimisht me federatat e këtyre kampionateve që do të dorëzojnë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës./Tv Malisheva