Ministrit të Financave, Hekuran Murati, të premten i është pamundësuar raportimi lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Edhe pse një pjesë e anëtarëve të Komisionit kanë pritur për rreth një orë që të bëhet kuorumi dhe mbledhja të fillojë, me mospjesëmarrjen e opozitës në votim e njëjta dështoi. Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja tha se mbledhja dështon në mungesë kuorumit.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se ai do ta mundësohet koriumin nëse në rend dite është vetëm raportimi i ministrit.
Ai po ashtu pati kritika për anëtarët e tjerë të këtij Komisioni të cilët u vonuan, duke propozuar që në të ardhëm pritjet nuk duhet që të jenë më shumë se 15 minuta.
“Fillimisht dua të bëjë një kritikë. Vonesat e tilla të mbledhjes se anëtarëve janë të pajustifikueshme. Abstenoj për me mbajtur këtë mbledhje nëse vendosët që të raportojë Ministri i Financave”, tha ai.
/TV Malisheva