Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet.
Pas sulmit në Banjskë, në vijën kufitare është shtuar prania e njësiteve policore të Kosovës.
Në veri funksionojnë dy vendkalime të rregullta kufitare, Jarinja në Leposaviq dhe Bërnjaku në Zubin Potok.
Por. krahas rrugëve zyrtare, ekzistojnë dhjetëra rrugë të tjera ilegale, që zhfrytëzohen për qëllime kontrabande. Rrugë të cilat janë bllokuar tashmë nga Policia e Kosovës.
Kjo, për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale.
Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër policisë në shtator.
/TV Malisheva