Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta ka kanosur bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 15:45, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar e dyshuara nga Kosova pasi që, e njëjta në gjendje të rëndë mendore, e kishte kanosur viktimën mashkull nga Kosova (bashkëshortin e saj). E dyshuara, ka pranuar tretman mjekësor dhe psikiatrik. Për rastin, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se rasti është nën hetime. 

/TV Malisheva

Share.