Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin që i njëjti ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I arrestuari dyshohet se krimet e luftës i ka kryer në rajonin e Prizrenit.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tij është iniciuar “Krime lufte ndaj popullatës civile”.

“Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

/TV Malisheva

Share.