Një ditë para samitit të procesit të Berlinit që do të organizohet në kryeqytetin shqiptar Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të jetë sot në Tiranë.
Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian do të zhvillojë pasdite një takim me presidentin e Republikës Bajram Begaj në Presidencë e më pas kryeministrin Edi Rama. Pas takimit kreu i qeverisë dhe Ursula von der Leyen do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Për samitin e së hënës në Tiranë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe liderë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian si Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqës të vendeve të Ballkanit perëndimor.
Paraprakisht mësohet se në qendër të bisedës do të jenë arritjet e këtij procesi ndër vite dhe angazhimi i Shqipërisë për mbarëvajtjen e tij, si edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. /abcnews.al/
/TV Malisheva