Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka denoncuar një rast, sipas të cilëve zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur nënshkrimin e një zyrtari tjetër me qëllim që të inkasojnë shuma mbi tre mijë euro nga dy qytetarë të kësaj komune.

LDK-ja në Vushtrri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, thotë se dy urdhëra përmbarimorë të cilëve iu falsifikua nënshkrimi nuk përmbanin as logo të Komunës së Vushtrrisë e as vulë të protokollit.

“Zyrtar komunal, të Komunës së Vushtrrisë, në mënyrë kriminale, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, duke falsifikuar e nënshkruar dokumente pa qenë të autoriziar e në emër të një zyrtari tjetër, kanë tentuar të inkasojnë shuma mbi 3 mijë euro nga së paku 2 qytetarë të Vushtrrisë (hetimet do të zbulojnë nëse ka edhe lëndë tjera të ngjashme)”, thueht në postimin e tyre.

Ata kanë njoftuar se rastin e kanë dërguar pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

“LDK kërkon që urgjentisht të fillojnë hetimet për këto fakte të falsifikimeve ndërsa zyrtarët përgjegjës të suspendohen menjëherë që të mos i dëmtojnë dëshmitë e tjera”

/TV Malisheva

Share.