Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol në ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Ai shënoi golin e epërsisë në minutën e 28-të të ndeshjes që po luhet në St. Gallen, në kuadër të Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Shaqiri shënoi në ndeshjen e veçantë të Granit Xhakës, i cili barazoi rekordin e Heinz Hermannit për më së shumti ndeshje të zhvilluara me Zvicrën.

Për Shaqirin është goli i 29-të në 117 ndeshje të zhvilluara.

/TV Malisheva

Share.