Në vigjilje të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet nesër në kryeqytetin shqiptar, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e saj Ursula von der Leyen kishte 3 mesazhe: “Shqipëria po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE-së; ndërkohë që vijojmë këtë rrugë drejt anëtarësimit, ne po ndërtojmë këtë të ardhme tonën të përbashkët; investimet tona (të BE) do të kenë të njëjtën vlerë si përpjekjet tuaja të vazhdueshme të reformave”.
“Siç e thatë edhe ju sapo kemi çelur procesin e regjistrimit për degën e Kolegjit në Tiranë. Studentët që do të studiojnë. Rrugëtimi juaj po ecën drejt BE, dhe po formësohet, është i vërtetë. Mesazhi im i parë dhe i qartë është Shqipëria po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE. Zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive tona. Ne duam që partnerët tanë, ju fqinjët tanë, të bëheni pjesë e jona që ta plotësojmë BE dhe është në interesin tonë sepse në këtë formë, BE do t’i jepet pesha, forca, kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Europën më të madhe, më të guximshme, më të fortë, në një botë që po ndryshon kaq shumë. Shqipëria ka arritur tashmë vërtetë shumë. Procesi i screening, analizimit të legjislacionit, po ecën pa problem. Objektivi i përbashkët është të çelim negociatat për atë që në e quajmë grupkapitujt e pjesëve themelore, sa më shpejt të jetë e mundur, deri në fund të vitit.
Mesazhi i dytë është që, ndërkohë që vijojmë këtë rrugë drejt anëtarësimit, ne po ndërtojmë këtë të ardhme tonën të përbashkët. Dhe këtë duhet të fillojmë ta bëjmë menjëherë, në mënyrë që vendi juaj të bëhet gati për anëtarësim, por që edhe që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie ndërmjet nesh, në mënyrë që ekonomitë tona, të bëhen gjithnjë e më të afërta. E kemi filluar këtë me planin e investimeve, 30 miliardë Euro. Rezultatet kanë filluar të duken, sepse më shumë se gjysma e financimit është mobilizuar pas vetëm 3 viteve. Në Shqipëri, janë mobilizuar 1.4 miliardë euro, me projekte shumë të rëndësishme, si hidrocentrali i Fierzës, por edhe lidhja hekurudhore me Malin e Zi, me anë të korridorit të 10. Vjet për shembull ne e plotësuam planin e investimeve me paketën për mbështetjen energjisë. Ishte shumë e rëndësishme për shkak të krizës, duke dhënë 90 përqind të peshës së saj. Pra, ne mund të arrijmë shumë së bashku. Megjithatë sot dëshiroj të përqendrohen në planin e ri të rritjes për BE, sepse këtu po ecim drejt një faze të re veprimesh. Sepse ky plan la potencialin në rastin se vihet në zbatim ashtu siç duhet që të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari, që të inkurajojë rritjen. Pra parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e BE, por për këtë janë të rëndësishme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Pra kështu pra kështu hapet dera për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të shoqërohet edhe nga investime financiare, plus dhe reformat që janë të domosdoshme.
Mesazhi im i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si përpjekjet tuaja të vazhdueshme të reformave. Pra për shembull reforma si punët që duhet të bëjë Shqipëria për fushën e ekonomisë biznesin, për qytetarët, si dhe për të diversifikuar edhe ofrimin e energjisë. Unë mendoj që kjo po vjen në momentin e duhur që në mënyrë që Shqipëria dhe BE të jenë gjithnjë e më pranë njëra tjetrës. Ju gjatë gjithë kohës keni treguar përkushtimin tuaj në rrugëtimin. Si për shembull, me faktin që jeni me përputhje të plotë me përgjigjen e BE, përsa i përket luftës brutale të Rusisë, në Ukrainë, por edhe qëndrimi juaj i qartë për sulmin e tmerrshëm terrorist të Hamasit para një jave. Ne tashmë jemi në rrugën e duhur për të mikpritur Shqipërinë në BE.
/TV Malisheva