Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka zbuluar një ofertë të fundit nga Hertha Berlin që erdhi për të gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi zviceran e ka pranuar se nuk po e mendon më rikthimin në Bundesliga. Refuzimi i tij për klubin kryeqytetas gjerman erdhi pasi Xhaka u bind për qëndrim nga trajneri Arteta.
“Për mua kjo nuk është me të vërtetë më çështje. Po, pati kontakte dhe gjithashtu një ofertë, por në fund vendosa të qëndroja këtu në Londër dhe pas tre vjet e gjysmë të mos anuloja gjithçka që kisha e ngritur”, ka thënë fillimisht Xhaka për Sport1.
“Tani jam përqendruar në këtë gjë me gjithë forcën dhe motivimin tim dhe shpresoj që së shpejti të rikthehemi në fushë”.
“Për mua, Mikel filloi diçka si një fillim i ri. Kam pasur diskutime shumë të mira me të që nga fillimi, në të cilat ai më tregoi se çfarë pret prej meje, sa më do ai në ekip dhe si më vlerëson mua si lojtar”, përfundoi shqiptari.
Ndryshe, Arsenali është kthyer së fundmi në stërvitje, ndërsa Liga Premier mendohet të rifillojë në fillim të qershorit./ Tv Malisheva