Me më shumë dinamikë dhe fuqi se sa modeli i8, do të arrijë një super-makinë e re nga BMW, për të cilën janë bërë të ditura vetëm disa detaje, transmeton Telegrafi.
Derisa nuk është treguar se si do të quhet, mësohet se dizajni është i bazuar në Vision M Next, që kryesisht ka stil klasik.
Sikur i8 edhe kjo makinë e re, do të jetë një hibrid që mbushet me rrymë, por nuk është kthyer në një makinë që në tërësi mbushet me rrymë. Kapaciteti i kësaj, makine pritet që të jetë rreth 600 kuaj fuqi.
Bateria gjithsesi se do të jetë më e fuqishme, në mënyrë që të jetë në gjendje që të jetë në nivel me makinat tjera në treg, duhet të ketë autonomi së paku 100 kilometra.
Megjithëse nuk do të jetë gati për lansim brenda tri vitesh, mësohet se super-makina e re nga BMW, nuk do të kushtojë më lirë se 150 mijë euro./ Tv Malisheva