Ukraina dhe mbrojtja e popullit ukrainas si prioritet i OSBE-së, aktivitete konkrete që Programi i OSBE-së për mbështetje të Ukrainës i ndërmerr në terren, situate e tre pjesëtarëve të OSBE-së që janë të burgosur në Donjeck dhe në Luhansk, kanë qenë pjesë e temave të kryesuesit të OSBE-së dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

“Si kryesues me OSBE-në, kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që ta ndërpresë këtë luftë t’i tërheqë trupat nga Ukraina, sërish t`i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së. Vazhdimi I kësaj lufte jo vetëm që shkatërron jetët, shtëpitë dhe shpresat e njerëzve të Ukrainës, por krijon edhe situatë jostabiliteti dhe pasiguri nëpër rajonin më të gjerë të OSBE-së”, tha Osmani.

Osmani ka theksuar se Programi për mbështetje të Ukrainës, i financuar nga donatorë, që zbatohet nga nëntori 2022, do të vazhdojë t`i ndihmojë Ukrainës, përmes implementimit të projekteve që janë adaptuar nevojave specifike.

Ukraina mbetet prioriteti qendror për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ka theksuar Osmani, kurse situata në Ukrainë do të jetë një ndër temat kryesore të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të mbahet në dhjetor në Shkup.

/TV Malisheva

Share.