Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Gjakovë.
Sipas organeve të rendit ai është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull nga Kosova në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull nga Kosova, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Malisheva