Përfaqësuesja e Shqipërisë rikthehet në fushë pas asaj fitores spektakolare 3-0 ndaj Republikës Çeke javën e kaluar.
Kuqezinjtë sërish do të luajnë në Air Albania, por tani në një ndeshje miqësore.
Të besuarit e trajnerit Sylvinho në kryeqytetin shqiptar me fillim nga ora 18:00 do të zbresin në fushë për tu përballur me Përfaqësuesen e Bullgarisë.
Kjo ndeshje shërben për trajnerin Sylvinho që t’u jap më shumë hapësira futbollistëve të rinj dhe atyre që kanë pasur më pak minuta.
Gjithsesi trajneri brazilian e tha në konferencë për shtyp se janë të fokusuar 100 për qind dhe duan ta fitojnë çdo ndeshje.
Në fakt, UEFA e deleguar për këtë miqësore gjilanasin Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
/TV Malisheva