Policia e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë ka bllokuar mbi 20 rrugë ilegale.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se për bllokimin e këtyre rrugëve janë përdorur blloka betoni e janë hapur gropa.

“Janë bllokim të rrugëve ilegale në mbarë kufirin që e kemi ne me Serbinë, janë mbi 20 bllokime të rrugëve që ne i kemi bërë. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë”, ka thënë Elshani.

/TV Malisheva

Share.