Izraeli do të përballet me një “valë tronditëse” të re sulmesh nëse mizoritë e tij në Gaza nuk ndalen, tha të martën një zëvendës komandant i Gardës Revolucionare të Iranit.

“Goditjet e frontit të rezistencës kundër regjimeve sioniste (Izraelit) do të vazhdojnë derisa ky ‘kancer’ të eliminohet nga harta botërore,” tha Ali Fadavi, duke i bërë jehonë kërcënimeve të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Kujtojmë se më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë, forcat e rezistencës nëse Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës.

“Bota është dëshmitare e gjenocidit të palestinezëve në Gaza nga regjimi sionist. Askush nuk duhet të shpresojë se disa palë, si Irani, do të jenë në gjendje të parandalojnë forcat e rezistencës të ndërmarrin veprime, theksoi ai.

Khamenei po i referohej “boshtit të rezistencës”, siç quhen joformalisht vendet dhe organizatat armiqësore ndaj Izraelit, si Hamasi dhe Hezbollahu i Libanit.

“Nëse krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve vazhdojnë, forcat myslimane dhe të rezistencës  nuk do të durojnë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë”, paralajmëroi Khamenei./abcnews.al

/TV Malisheva

Share.