Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se “persona brenda sistemit prokurorial” i kanë dërguar kërcënime dhe i kanë bërë presion për dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror.

“Nga personat që janë brenda sistemi prokurial, por dua t’i mbrojë personat që kanë dhënë informatat”, tha Osmani në KTV.

Presidentja thotë se i ka parë si presion kërkesat e KPK-së për dekretim.

“E kanë ditur që e vetmja çka Presidentja bënte është respektimi i parimeve të sigurisë jurdike dhe sundimit të ligjit, sepse kur ndërhyja unë përderisa rastet kanë qenë akoma duke u shqyrtuar, atëherë kjo do ua mohonte të drejtat themelore kundërkandidatëve dhe do t’i cenonte këto të drejta”, ka thënë ajo.

“Arsyeja pse unë sot nuk i bëra publike detajet është për shkak se si Presidente e vendit e kam edhe detyrim moral që t’i mbroj personat të cilët kanë sinjalizuat të gjitha informatat që kanë ardhur në zyrën time me dëshmi konkrete në lidhje me këto kërcënime. Është shumë me rëndësi që njerëzit të inkurajohen edhe më tej që çkado që ata shohin si shkelje brenda gjitha institucioneve do të thoja jo vetëm sistemit të drejtësisë”, shtoi e para e vendit.

/TV Malisheva

Share.