Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në fshatin Pojatë, Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është cilësuar si vetëvrasje.
“Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull nga Kosova. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndryshe, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
/TV Malisheva