Një person i lindur në vitin 1959, i nacionalitetit serb, që dyshohet se ka jetuar i vetëm, është gjetur pa shenja jete në Brezancë në Leposaviq.
Dyshohet se viktimës i kanë rënë aksidentalisht drunjtë, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë, por dyshohet se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht). Por kjo mbetet të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore”, tha Elshani.
/TV Malisheva