Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk ka asnjë vendim për kthimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, as nga Franca e as nga ndonjë vend tjetër i Bashkimit Evropian.
Ai duke komentuar deklaratën e presidentit Francez së çështja e liberalizmit të vizave mbetët e hapur, tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë dhe se nga 1 janari mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
“Na kemi sqarimin publik të ambasadës, që është edhe sqarim publik edhe i presidentit Macron, qytetarët e Kosovës mos të kenë frikë që deri tash ka ndonjë vendim as nga Franca e as nga askush në Evropë.
Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë prej 1 janarit, ata që duan, por duhet me i zbatu rregullat e Bashkimit Evropian”, tha Haliti.
/TV Malisheva