Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian që të ndërmarrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Serbisë nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.
“Ftohet Këshilli që të miratojë masave të shënjestruara restriktive, përfshirë por jo edhe të kufizuara, ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimeve për aktorët destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, ftojmë Këshillin që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e masave të shënjestruara kundër Milan Radoiçiqit”, thuhet në rezolutë, raporton Rel.
Ndërkaq, deputeti kroat në Parlamentin Evropian, Tonino Picula në një postim në Twitter shkruan se sot, Parlamenti Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të miratojnë masa kufizuese kundër akterëve destabilizues serbë në lidhje me sulmin e paprecedentë terrorist kundër policëve të Kosovës.
Today, the European Parliament called on EU member states to adopt targeted restrictive measures against Serbian destabilising actors in relation to the unprecedented terrorist attack against Kosovo police officers.
Read more from @TPicula https://t.co/QHtHUJa1su
— S&D Group (@TheProgressives) October 19, 2023
/TV Malisheva