Shoferi i kompanisë “Gutu Taxi” është kapur nga Policia e Kosovës me dy thika. Gjatë një kontrolle të policisë ka gjetur dy thika në veturë. Këto thika ishin në pronësi të shoferit të taksit që është djali i pronarit të kompanisë.

Gazeta Insajderi ka thirrur në kompaninë “Gutu Taxi” dhe ka konfirmuar lajmin. Djali tjetër i pronarit ka thënë se Policia ka ndaluar një veturë të tyre. Por sipas tij, thikat nuk kanë qenë të vëllait të tij por të një pasagjeri.

“Thikat nuk kanë qenë të vëllait tim por të një pasagjeri. Ai e ka marr përsipër pronësinë  e thikave për mos t’ia lën pasagjerit”, tha shkurt ai.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin, teksa dëshminë e kanë dhënë në cilësinë e dëshmitareve edhe dy pasagjeret që ndodheshin në veturë.

/TV Malisheva

Share.