Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua të enjten pasdite për arsye sigurie.
Shkaku është ende i paqartë, raporton Blick.
Aeroporti e ka konfirmuar evakuimin. Arsyeja e saktë e evakuimit është e paqartë. Sipas një zëdhënësi, kjo është bërë “për arsye sigurie”.
“Ne jemi në aeroplan, por rreth 40 pasagjerë nuk ia dolën dot të hipnin. Informacioni që kemi është se ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka informacion të saktë”, ka thënë njëri nga udhëtarët.
/TV Malisheva