Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, në lidhje me trajtimin që po i bëhet Policisë së Kosovës.
Musliu tha se pjesëtarët e policisë kanë kushte të mjerueshme, derisa shtoi se Qeveria aktuale nuk ka bërë dhe nuk po bën asgjë për t’ua përmirësuar këto kushte.
“Nuk kanë kushte, nëse e keni përcjell sot seancën e fillova me një mesazh ku më erdhi sa isha aty, një polic kufitar, thotë se jemi kushte të mjerueshëm, s’kemi ujë të pijshëm, s’kemi elemente baze higjienike, s’kemi makina të blinduara, nuk kanë veshmbathje, armatim adekuat, mos të flasim për pagat. Kjo gjendje ekziston te secili sektor i policisë, gjendja ka degraduar”, tha ajo.
Musliu tha se Policia e Kosovës nuk ka nevojë për falënderime e deklarata por për vendime që ua përmirësojnë kushtet e vendit të punës.
“Sa falënderimet e përqafimet, Kurti apelon duke thënë përqafoni policët. Policia e Kosovës, nuk ka nevojë për falënderime, policia ka nevojë për kushte dhe integritet më të lartë. Policia është formu në kushte të jashtëzakonshme, ka arrit brenda 25 viteve të arrij suksese të jashtëzakonshme, të fitoj besim te qytetarët. 25 vjet është bërë shumë për policinë, por duhet edhe më shumë, në këtë qeveri nuk është bërë asgjë për policinë, përkundrazi është degradu”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së, u shpreh se pjesëtarët e Policisë nuk duhet të demotivohen sepse sipas saj nuk e meritojnë një gjë të tillë.
“Kam kujtu që sakrifica e Afrim Bunjakut që shokët e tij të trajtohen dinjitetshëm. Policët kanë punuar më shumë se një vit me dyfishin e orarit, janë përshëndetur me familjet e tyre sikur s’do kthehen më. Është raportu që Serbia i ka stacionu njësitet elitare në kufi me Kosovën. E cka bëjmë ne?”, ka thënë ajo.
“Përtej trupave e vullnetit të tyre s’kanë cfarë të bëjnë më tepër. Ne e kemi obligim që këta djem e vajza të mos i demotivojmë, përkundrazi t’ia ngrisim moralin sepse ata kanë tregu se janë të gatshëm të japin jetën për këtë vend. Ata punojnë që ne dhe familjet tona të jemi të sigurtë”, vijoi ajo.
Musliu u bëri thirrje deputetëve të VV-së të reflektojnë dhe nëse duhet edhe të dalin kundër partisë e të votojnë pro rezolutës që ua përmirëson kushtet Policisë së Kosovës.
/TV Malisheva